Cila është origjina e shqiponjës dhe çfarë ka simbolizuar ajo për shqiptarët në periudha të caktuara të historisë së tyre? Në ekspozitën e vitit 2010 të organizuar nga Z. Shpëtim Sala, personalitete me peshë të fushës ndanë me studentët e Historisë të Universitetit të Tiranës dhe të rrjetit AS@N, një sërë informacionesh mjaft interesante.

Shqiponja dykrenare është dokumentuar nga paraardhësit tanë që në shek.VI para Krishtit. ‘Që në periudhën e Bronzit na vijnë, me formën e artit të lashtë, të dëshmuara koka të shpendit me drejtime të kundërta  në objekte kulti dhe zbukurimi, por që gjithmonë edhe këto të dytat kanë ngarkesa religjioze të besimeve të lashta. Dy kokat e shpendit kultik janë të pranishme në të gjitha epokat që kaloi populli ynë deri në ditët e sotme Në lashtësi dhe në vazhdim shqiponja dykrenare përfaqëson fuqinë diellore në këtë e atë botë, botën tokësore dhe botën e përtejme, ditën dhe natën, si një trup i vetëm që ekziston i shfaqur vetëm me njësinë brenda unitetit të dyzuar’, thotë Jaho Brahaj, teksa numëron të gjitha dëshmitë që na vijnë për adhurimin dhe përdorimin e këtij simboli, që nga periudha protoilire, ilire, për të vijuar më vonë  në periudhën e Skënderbeut, kur ishte symbol i familjes së Kastriotëve e më vonë, në ngritjen e flamurit në Vlorë, në vitin 1912. Në një atmosferë të vakët përkujtimore, ndër të paktit që u kujtuan për Ditën e Flamurit ishin pikërisht të rinjtë. Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në Botë (AS@N), zhvilloi një tryezë të rrumbullakët me titull ‘Origjina e Lashtë e Flamurit Shqiptar’.

Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë shfaqi në  ekspozitën “Historiku i Flamurit Kombëtar Shqiptar 1910-1937″ eksponate origjinale dhe interesante.

Tryeza e kryesuar nga studiuesi i heraldikës shqiptare, Jaho Brahaj, u organizua me pjesëmarrjen e të rinjëve shqiptarë të diplomuar jashtë vëndit  dhe studentëve te Historisë në Universitetin e Tiranës, të cilët morën pjesë në një debat të hapur mbi temën e flamurit, rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe angazhimit  të  të rinjëve në mbrojtjen  dhe promovimin e saj . Mbi këtë temë studiuesi Brahaj, solli në mënyrë kronologjike rrugëtimin që shqiponja ka bërë deri në ditët tona.

 

Categories: EKSPOZITA